No menu items!

Rutte: Sulmi në kanalin e ujit në Kosovë tregoi se stabiliteti në Ballkanin Perëndimor është i brishtë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte ka përsëritur sot se sulmi në kanalin Ibër-Lepenc në Kosovë më 29 nëntor tregon brishtësinë e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor.

Rute falënderoi gjithashtu komandantin e KFOR-it, për siç tha ai, vendosjen e shpejtë të trupave për të siguruar infrastrukturën kritike.

“Ne mbetemi të përkushtuar për të siguruar që misioni i KFOR-it të përmbushë mandatin e OKB-së. Është e rëndësishme që ata që qëndrojnë pas këtij sulmi të përgjigjen,” tha Rutte gjatë një konference për shtyp me kryeministrin malazez Milojko Spajiç.

Rutte tha se Mali i Zi është një aleat i Aleancës që respekton rregullat dhe ndan shumat e përcaktuara për mbrojtjen.

“Për shtatë vjet, Mali i Zi ka qenë një anëtar i respektuar i NATO-s. Ju mbështesni praninë tonë ushtarake në Letoni, Bullgari. Gjithashtu, ju ndihmoni në ruajtjen e paqes përmes misionit në Kosovë. Kontribuoni në sigurimin e një sigurie më gjithëpërfshirëse dhe efektive në Irak”, tha Rutte.

“Ne kemi diskutuar shumë gjëra, jemi të shqetësuar për Ukrainën dhe jam mirënjohës për mbështetjen ndaj Ukrainës, si dhe pajisjet ushtarake. Folëm gjithashtu për aktivitetet armiqësore ruse në territorin e NATO-s, pamë shumë sulme kibernetike, dezinformata politike. Ndërhyrja, sabotimi kundër aleatëve të NATO-s është nën kërcënim të vazhdueshëm nga Rusia dhe aktorë të tjerë masa të forta për të përballuar kërcënimet hibride”, tha Rutte.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.