No menu items!

Sa ka ofruar deri më tani Chelsea për Enzo Fernandez

Mesfushori i Benficas, Enzo Fernandez, mund të shkojë te Chelsea në afatin kalimtar të janarit.

Blutë kanë mbetur jashtëzakonisht të impresionuar me mesfushorin këtë sezon, si në futbollin e klubeve ashtu edhe në Kupën e Botës.

Fernandez e ndihmoi vendin e tij Argjentinën të fitonte Kupën e Botës në Katar.

Sipas gazetarit të CBS, Ben Jacobs, bordi i Benficas nuk është i sigurt nëse duhet të pranojë një ofertë masive prej 100 milionë eurosh nga Chelsea për Fernandez.

Lojtari ka një klauzolë blerjeje që është pak më e lartë, por kjo do të përfshinte që Chelsea të paguajë të gjithë tarifën në një shumë të vetme.

Blutë do të shpresojnë të negociojnë me Benfican për një marrëveshje me këste, por klubi portugez heziton ta shesë. /Telegrafi/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.