kualifikuese, ngase në vazhdimësi ka pasur shigjeta në drejtim të Kombëtares pikërisht para ndeshjeve të rëndësishme. Ne e dimë prej nga vinë ato thashetheme e skenare, por nuk kemi pritur se do të shkojnë aq larg sa do të bëjnë një shou të tillë, duke përfshirë edhe organet e rendit pikërisht gjatë kampit të kombëtares dhe atë pak ditë para ndeshjeve të para të këtij cikli kualifikues. E sa e rëndësishme është prezenca e presidentit Ademi për ekipin dhe stafin e Kombëtares e dëshmon edhe fitorja në Andorrë.
kombëtaren u lënduan edhe disa lojtarë tjerë, e ku lëndim më serioz ka Ismajl Beka. Kemi kontaktuar dje me të dhe ai na ka konfirmuar se si pasojë e lëndimit do të jetë i detyruar të operohet javën e ardhshme. Por edhe kjo është pjesë e karrierës. Ajo çfarë është me rëndësi në këtë periudhë është që këta lojtarët duhet ta kenë moralin e lartë dhe të pajtohen me atë që ka ndodhur dhe t’i ndihmojnë vetes për t’u kthyer sa më shpejtë, e për çka kam besim të plotë sepse përveç se janë lojtarë të mirë në aspektin sportivë ata janë edhe djem me shumë karakter dhe shumë punëtorë. Edhe Ismajl Beka është një mbrojtës i jashtëzakonshëm, të cilin e kemi fituar për të ardhmen, falë edhe dëshirës së tij për të luajtur për Kosovën. Ai ka pasur ofertë edhe nga Zvicra, por e zgjodhi fanellën dardane me zemër, për çka ne e falënderojmë. Ai nuk e ka shikuar aspektin personal se cila kombëtare është më e madhe por e ka zgjedhur Kosovën për shkak të dashurisë së madhe për vendlindjen e prindërve të tij.
Një tjetër lojtar i ri që la gjurmë ishte Altin Zeqiri, i cili në pak minuta që luajti tregoi vlerat e tij duke shënuar edhe gol. Si e vlerësoni paraqitjen e tij?
Muharrem Sahiti: Është jashtëzakonisht mirë për Altin Zeqirin që qysh në paraqitjen e parë në fanellën e Kombëtares të shënojë gol. Kjo është një gjë e jashtëzakonshme, pasi ky gol e rrit vetëbesimin e tij. Ne si staf i Kombëtares të gjithë lojtarët i vlerësojmë edhe në bazë të paraqitjeve të tyre në klubet ku luajnë, por edhe gjatë stërvitjeve me kombëtaren dhe Altini e dëshmoi se nuk është rastësisht pjesë e Kombëtares. Por, jo vetëm Zeqiri por edhe të tjerët që kanë pasur minutazh në ndeshjen e fundit dhe ata që ishin të grumbulluar kanë dëshmuar vlera të larta dhe formë të mirë. Kjo na jep shpresa të mëdha se Kosova e ka një gjeneratë shumë të mirë, me të cilën do të mund të synojë sukseset e mëdha në të ardhmen.
Cili është plani për të ardhmen dhe si do të përmirësohet performanca e ekipit?
Muharrem Sahiti: Planifikojmë të vazhdojmë punën me përkushtim dhe në afrimin e lojtarëve tjerë perspektivë. Jemi në kontakt me shumë lojtarë të cilët i shohim si potencial. Prurje e re ka qenë edhe Shkëlqim Vladi, i cili është një sulmues premtues, i cili i përshtatet lojës sonë, por fatkeqësisht pësoi lëndim në ndeshjen e fundit para se të grumbullohej me kombëtaren. Kemi edhe shumë lojtarë tjerë, por për shkak të procesit dhe për të mos i penalizuar lojtarët ne nuk dalim në opinion për negociatat me ta. Fitoret dhe sukseset janë synimi ynë dhe ne jemi të përkushtuar të bëjmë më mirë në të ardhmen për ekipin kombëtar.
Post navigation
Edhe sa pikë i duhen Shqipërisë për të siguruar matematikisht Kampionatin Evropian?
Sahiti: Objektivi i kualifikimit u dëmtua nga montimi i rasteve ndaj presidentit Ademi