No menu items!

Sajoi rrëmbimin për të përfituar nga familjarët – Zbulohet e vërteta në Prishtinë

Prishtinë, 4 maj 2025 – Një rast i raportuar fillimisht si rrëmbim ka rezultuar të jetë një inskenim nga vetë viktima, i cili kishte për qëllim përfitimin financiar nga familjarët e tij.

Rreth orës 00:45 të mëngjesit të sotëm, familjarët e një burri rreth 45-vjeçar kanë raportuar në polici se ai ishte rrëmbyer nga persona të panjohur që nga data 30 prill. Sipas tyre, rrëmbyesit kishin kërkuar para përmes mesazheve kërcënuese, në këmbim të mirëqenies së tij.

Pas raportimit, njësitet e hetimeve të Policisë së Kosovës, në bashkëpunim me Prokurorinë, kanë nisur hetime intensive. Rreth orës 13:00, viktima e pretenduar u gjet i vetëm brenda një veture në rrugën “Vëllezërit Fazliu” në Prishtinë.

Gjatë intervistimit, u konstatua se nuk bëhej fjalë për rrëmbim. Në fakt, i dyshuari kishte sajuar gjithë situatën dhe kishte dërguar vetë mesazhet kërcënuese me qëllim të përfitimit financiar nga familja.

Policia e Kosovës, në koordinim me Prokurorinë e Shtetit, po vazhdon me veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit dhe ndjekjen ligjore të të dyshuarit për veprim mashtrues dhe shqetësim ndaj familjes dhe institucioneve.

Policia apelon tek qytetarët që të shmangin veprimet mashtruese, të cilat jo vetëm keqpërdorin resurset shtetërore, por shkaktojnë edhe panik të panevojshëm.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.