No menu items!

Sali Zyba akuzon PDK-në: I çuan tortë deputetit të Listës Serbe në seancë parlamentare

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Sali Zyba, ka reaguar përmes një postimi në Facebook, duke akuzuar Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) për një veprim të pazakontë gjatë seancës së sotme në Kuvend.

Sipas Zybas, befasia e seancës nuk ishte mosvotimi i opozitës, por “dhurata” që grupi parlamentar i PDK-së i kishte bërë deputetit të Listës Serbe, Slavko Simiq, për ditëlindjen e tij – një tortë e dërguar përmes një asistenti apo këshilltari të këtij subjekti.

“Për detajet e festës është mirë të na tregojë vet kjo parti, PDK,” ka shkruar Zyba me ironi.

Ky reagim ka nxitur debat në rrjete sociale, sidomos për shkak të ndjeshmërisë politike që shoqëron bashkëpunimet me Listën Serbe në Kuvendin e Kosovës./Raporto24

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.