Banorët e Big Brother VIP Kosova 2 kanë filluar me përgatitjet për festën e Vitit të Ri.
Ata do të realizojnë një program, ku tashmë i kanë ndarë detyrat dhe rolet e tyre.
Teksa po bënin provat, Santiana Maloku shihet duke bërë një vallëzim me Blerandon.
Foto: Screenshot/Instagram
Bukuroshja gjakovare shfaqet duke bërë lëvizje provokuese ndërkohë që ndiqet nga këngëtari.
Kjo mbase është në kuadër të programit, ku disa do të interpretojnë e disa të tjerë do të kërcejnë
Foto: Screenshot/Instagram
Big Brother tashmë ka kaluar më shumë se dy muaj që nga nisja e tij, ku deri më tani janë zhvilluar situata të ndryshme.
Konkurrentët po vazhdojnë të bëjnë lojën e tyre e të jenë më të angazhuar çdo herë e më shumë, meqë në pyetje është çmimi i madh prej 200 mijë eurosh. /Telegrafi/