No menu items!

Scholz: Shqipëria së shpejti anëtare e BE-së

Marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Italisë për refugjatët e ka komentuar së fundmi edhe kancelari gjerman Olaf Scholz.

“Është një çështje mes dy qeverive, por duhet pasur parasysh edhe se Tirana, sipas nesh, së shpejti do të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian”, u shpreh kancelari gjerman në margjinat e kongresit të socialistëve të BE-së në Malaga.

“Ne po flasim se si t’i zgjidhim sfidat dhe problemet së bashku, duam të krijojmë një mekanizëm solidariteti”, shtoi ai.

Sa i përket modelit të ndjekur, Scholz tha se çdo hap do të ndiqet me kujdes. Ajo që ka rëndësi, shtoi ai, që “sfidat të mos i kapërceni të vetëm

Bashkëpunoni me vendet jashtë BE-së kundër emigrantëve të paligjshëm. Duhet të reduktohet imigracioni i parregullt. Për këtë do të ketë bashkëpunim të ngushtë me vendet jashtë BE-së”,tha kancelari gjerman, transmetojnë mediat në Shqipëri.

Kujtojmë se marrëveshja Itali-Shqipëri parashikon krijimin e dy qendrave nën juridiksionin italian në territorin e vendit tonë: e para do të vendoset në portin e Shëngjinit dhe do të jetë pikë pritjeje; ndërsa e dyta do të jetë një strukturë shumë e ngjashme me Qendrën Mbajtëse të Riatdhesimit (CPR), e cila do të jetë e vendosur në Gjadër.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.