No menu items!

”S’e kam zgjedhur vetë” – Rrëfimi prekës i Loredanës pas BBVIP

Ish-banorja e Big Brother VIP Albania 4, Loredana Brati, ka ndarë me ndjekësit një mesazh të thellë emocional.

Përmes një InstaStory të ndjerë, ajo ka zbuluar se ka nisur terapi logopedike për të përmirësuar shqiptimin në gjuhën shqipe, një hap i guximshëm që dëshmon për vetëdijen dhe forcën e saj për të përballuar sfidat personale.

“Kam nisur një rrugëtim të ri – terapi logopedike për të përmirësuar shqiptimin tim në gjuhën shqipe,” shkruan ajo, duke rrëfyer se ndonjëherë është ndjerë si “e huaj në gjuhën e saj”.

Loredana thekson se për shumë kohë e ka parë këtë si një “problem”, por sot ka një perspektivë tjetër:

“Ajo që kam nuk është një problem – është një vështirësi. Dhe vështirësitë kapercehen.”

Në mesazhin e saj, nuk mungon as një reagim ndaj komenteve negative që ka marrë ndër vite:

“Kjo që kam unë mund t’i ndodhë kujtdo. Të sulmosh dikë për një vështirësi që nuk e ka zgjedhur vetë, është e padrejtë.”

Loredana, e cila gjatë qëndrimit në BBVIP u dallua për karakterin e drejtpërdrejtë dhe ndjeshmërinë, përfundon me një thirrje të fortë për empati dhe mirëkuptim:

“Unë këtë rrugëtim e bëj për Lorin, jo për njerëzit. Ndaj, le të jemi pak më të butë me njëri-tjetrin. Ka gjëra që nuk i zgjedhim vetë – thjesht janë pjesë e jona.

Ky hap i sinqertë dhe i guximshëm nga Loredana nuk është vetëm një proces personal, është edhe një ftesë publike për pranim, përmirësim dhe dashuri ndaj vetes.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.