No menu items!

Sekretari i NATO-s: Kosova të mos bëjë hapa të njëanshëm e destabilizues

Sekretari i përgjithshëm i Aleancës Veri-Atletike (NATO), Jens Stoltenberg ka kërkuar nga Kosova që të mos bëjë hapa te njëanshëm e destabilizues.

Stoltenberg me anë të një shkrimi në Twitter, njofton se ka folur me përfaqësuesin e lartë të BE-së, Josep Borrell duke thënë se Kosova dhe Serbia duhet të angazhohen në dialog.

“Fola me Josep Borrell për Kosovën. Tani Prishtina dhe Beogradi duhet të angazhohen në dialogun e drejtuar nga BE-ja, si e vetmja rrugë drejt paqes dhe normalizimit. Prishtina duhet të de-përshkallëzojë dhe të mos ndërmarrë hapa të njëanshëm destabilizues. KFOR-i do të vazhdojë të sigurojë një mjedis të sigurt”, ka shkruar Stoltenberg

Dy ditë pas tensioneve në veri, ku serbët lokalë tentuan të pengojnë hyrjen e kryetarëve të rinj në objektet e komunave, gjendja atje raportohet të jetë e qetë. Të premten, serbët lokalë kanë tentuar të bllokojnë objektet e komunave dhe të pengojnë hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptar.

Policia e Kosovës e cila asistoi kryetarët u detyrua të shpërndajë serbët që ishin mbledhur, por që ata nuk kishin përfillur urdhrat e policëve dhe kishin vazhduar të gjuajnë me gurë në drejtim të tyre dhe të krijojnë barrikada në rrugë

Për zhvillimet e fundit në veri ka pasur reagime të shumta nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian.

Përmes reagimeve të tyre, ndërkombëtarët kërkuan të mos përshkallëzohet situata pasi që kjo nuk ndihmon në procesin e dialogut mes dy vendeve. /Telegrafi/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.