No menu items!

Sekuestrimi i 85 mijë eurove | Ky është grupi kriminal që merrej me para false, tre prej tyre vëllezër

Policia e Kosovës në koordinim me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës ka kryer një aksion ku është identifikuar një grup i cili merrej me prodhimin/shpërndarjen dhe futjen në treg të parave të falsifikuara, të cilat dyshohet se janë prodhuar në një shtet fqinj me Kosovën dhe nga grupe kriminale janë shpërndarë në shtetet e rajonit, raporton Gazeta Sinjali.

Siç mëson Sinjali, shtatë të arrestuarit që u kapën në flagrancë janë Sherif Ajrullovksi, Ali Ajrullovski dhe Benjamin Ajrullovski – vëllezër nga Maqedonia e Veriut, si dhe Hajdrin Dernjani, Setki Ramuka, Muhamet Krasniqi.

Ndaj tyre është kërkuar masa e paraburgimit dhe të njëjtit kanë dalë sot para Gjykatës, teksa burimet brenda Prokurorisë thonë se akoma nuk është marrë vendimi nga Gjykata.

Në operacionin e Policisë për arrestimin e tyre janë sekuestruar thasë me nga 2 €uro metalike në vlerë prej 85 mijë euro, të cilat dyshohen se janë të falsifikuara.

“Po ashtu, janë sekuestruar katër (4) vetura të cilat janë përdorur nga personat e arrestuar dhe shtatë (7) telefona celularë”, thuhet në njoftim.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.