No menu items!

Seria e Samsung Galaxy S24 mund të vijë me mbështetje për komunikim satelitor

Seria e Samsung Galaxy S24 ka gjasa të vijë me veçorinë për komunikim satelitor, sipas detajeve të ndara nga një ekzekutiv i kompanisë.

Sipas raportimeve, konglomerati i teknologjisë së Koresë së Jugut po përgatitej të ofronte mbështetje për komunikimin satelitor në telefonat inteligjentë që lansohen vitin e ardhshëm, transmeton Telegrafi.

Seria e telefonave inteligjentë e Samsung Galaxy S24, pritet të debutojë në tremujorin e parë të vitit 2024, dhe nëse kjo veçori arrihet, këta do të jenë telefonat e parë me këtë funksion.

Bazuar në raportime, kompania tashmë ka bërë përgatitje për të ofruar komunikimet me satelit.

Apple vitin e kaluar lansoi një veçori të komunikimit satelitor në serinë e iPhone 14, por me përdorim të kufizuar në kuadër të funksionit SOS. Në rast se një përdorues nuk ka qasje të rregullt celulare, ose internet, atëherë mund të dërgojë një sinjal tek autoritetet emergjente përmes satelitit nëse është në rrezik.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.