Analisti dhe profesori amerikan, Daniel Sewer, ka bërë një analizë lidhur me qasjen amerikane karshi rajonit të Ballkanit Perëndimor. Sipas Serwer, politika e administratës Biden karshi rajonit ka qenë e dështuar. Sipas Serwer, Administrata e re e Trump s’duhet të përsëris gabimin që kishte bërë në mandatin e parë kur kishte drejtuar, kishte përkrahur ndarjen e Kosovës.
“Qasja e administratës së parë të Trump në Ballkan favorizoi ndarjen e Kosovës, e cila do të rezultonte edhe me ndarjen e Bosnjës. Kjo do të kishte shpërblyer Serbinë dhe Rusinë. Përpjekja dështoi. Administrata e re amerikane nuk duhet ta përsërisë atë gabim.”, ka shkruar Serwer në analizën e tij.
Ajo gjithashtu duhet të njohë dështimet e administratës së Bidenit. Kjo nuk duhet të jetë e vështirë. Ato janë të qarta: shumë mbështetje për Beogradin dhe Tiranën, shumë pak vëmendje ndaj korrupsionit dhe shtetit të së drejtës. Dhe shumë pak mbështetje për sovranitetin e Bosnjës dhe Kosovës”, ka shtuar Serwer.
Ndërkohë për Sekretarin Marco Rubio dhe Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare, Kellog, Serwer thotë se “ata duhet të jenë të pranueshëm ndaj argumentit se Amerika duhet të jetë e mirë me miqtë e saj. Rubio e ka mbështetur Kosovën edhe në të kaluarën. Kellogg nuk do të dëshirojë paqëndrueshmëri në Ballkan, ndërkohë që SHBA përpiqet të zgjidhë luftën në Ukrainë. Ndarja e Bosnjës apo e Kosovës do të shpërblente agresionin rus”, ka thënë Serwer në blogun e tij.