No menu items!

Sevilla ‘’mbret’’ i Europa League’’, fiton trofeun e shtatë në histori

Sevilla është fituese e Europa League për sezonin 2022/2023.

Skuadra spanjolle në finale ka mposhtur Romën pas ekzekutimit të penallti me rezultat 4-1, shkruan IndeksOnline.

Koha e rregullt e ndeshjes përfundoi me barazim 1-1, ndërsa fitues nuk kishte as pas vazhdimeve dy herë nga 15 minuta.

Skuadra e Romës shkoi në pushim më epërsi 1-0, me golin e shënuar nga Paulo Dybala në minutën e 35-të.

Dhjetë minuta pasi filloi pjesa e dytë, Sevilla arriti të barazonte rezultatin falë një autogoli të Gianluca Mancini.

Ky është trofe i shtatë i Sevillas në Europa League, duke mos humbur asnjë finale deri më tani, pasi i ka fituar të gjitha sa herë ka mbërritur në fund.

Ndërkohë Roma pasi fitoi Conference Leaguen në vitin e kaluar, ka dështuar të fitoj Europa Leaguen për herë të dytë në histori.

Hera e fundit kur skuadra italiane ishte në finale të këtij kompeticioni, atëkohë quhej Uefa Cup, në vitin e largët 1990/91, kur u mposht nga skuadra e Interit me rezultat të përgjithshëm 3-0 nga dy ndeshje.

Vlen të përmendet se kjo ishte finalja e parë e humbur nga trajneri Jose Mourinho, në garat ndërkombëtare./Raporto24

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.