Në kuadër të lojës së rezistencës, ku banorët e Big Brother VIP Albania 4 duhet të mos reagonin ndaj provokimeve, Livia hyri në shtëpi me një mision të qartë: t’i sfidonte ata në mënyra të ndryshme.
Një nga momentet më interesante ndodhi kur ajo iu afrua Gjestit, i cili ishte duke fjetur, dhe me kujdes i hoqi unazën nga gishti.
Pavarësisht këtij veprimi, ai qëndroi i qetë dhe nuk reagoi, duke treguar se e ka marrë seriozisht sfidën e qëndrueshmërisë.
Livia, pasi mori unazën, e vendosi atë në gishtin e saj, duke e bërë situatën edhe më provokuese.
Megjithatë, më vonë ajo ia dha unazën Rozanës, për të shmangur marrjen e saj jashtë shtëpisë, duke konfirmuar se veprimi i saj ishte thjesht pjesë e lojës.
Gjatë gjithë javës, banorët janë sfiduar vazhdimisht nga persona të ndryshëm që kanë hyrë në shtëpi me synimin për t’i provokuar, por pa lejuar asnjë lloj reagimi. Kjo lojë ka një ndikim të madh në çmimin e madh, pasi çdo dështim i banorëve ul shumën e fitimit. /Telegrafi/
https://www.instagram.com/reel/DHLPFFYAz6n/?igsh=MXRhMnFlbnVoOXExMg==