No menu items!

Sfida e mosreagimeve: Rozana përlotet, teksa në shtëpi hyn nipi i saj

Shtëpia e Big Brother VIP Albania përjetoi një sfidë të veçantë, ku banorët nuk duhej të reagonin, pavarësisht se kush hynte brenda.

Sfida testoi vetëkontrollin dhe emocionet e tyre, ndërsa në shtëpi u futën personazhe të ndryshëm, përfshirë ish-banorë dhe të afërm të tyre

Megjithatë, momenti më prekës erdhi kur nipi i Rozana Radit u bë pjesë e surprizës.

Foto: Screenshot/Instagram

Rozana, e cila fillimisht u përpoq të përmbahej, nuk i mbajti dot lotët, por tregoi forcë dhe nuk e theu sfidën duke mos e përqafuar atë.

Në përpjekje për të përballuar emocionet, ajo u ul në oborr, ndërsa nipi i saj u afrua pranë saj, duke krijuar një moment tejet prekës.

Foto: Screenshot/Instagram

Banorët e tjerë qëndruan pranë Rozanës, duke e mbështetur dhe duke u përpjekur ta ngushëllonin.

Në mes të gjithë kësaj situate, Laerti u përpoq ta çdramatizonte momentin me humor, duke i thënë: “Mos bëj kështu, se do të më kalojë dhëmballa”, duke sjellë një buzëqeshje mes lotëve.

Ndërkohë, jo të gjithë banorët e ruajtën qetësinë gjatë sfidës. Gjesti nuk mundi të përmbahej kur pa qenin e tij duke hyrë në shtëpi dhe e theu sfidën duke e përqafuar.

Kjo shkelje bëri që çmimi i madh të ulej. /Telegrafi/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.