No menu items!

Sfida vendimtare, Dukagjini pret Llapin në ndeshjen e fundit të xhiros së 27-të

Dukagjini dhe Llapi do të përballen në xhiron e 27-të të Albi Mall Superligës.

Kjo është ndeshja e vetme e ditës dhe e fundit për këtë xhiro, e cila do të zhvillohet në stadiumin “18 Qershori” në Klinë.

Të dy skuadrat janë në kërkim të pikëve të rëndësishme për të shmangur rënien, pasi gjenden në pozita të vështira në renditje

Dukagjini kërkon rikthimin te fitoret pas dy ndeshjeve pa triumf, ndërsa një fitore mund t’i ngjiste në vendin e pestë.

Ndërkohë, Llapi nuk mund të përballojë një humbje, pasi një dështim i mundshëm do t’i lë ata pas skuadrave rivale në luftën për mbijetesë.

Ndeshja mes Dukagjinit dhe Llapit do të nisë në orën 15:00.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.