No menu items!

S’flisnin prej 7 vitesh, si u pajtuan Arbnora dhe Dafina dhe si ishte historia e prishjes së raporteve për shkak të një familjari?!

Për shumë kohë ishin shoqe të ngushta me njëra-tjetrën.

Por, gjërat për Arbnora Ademajn dhe Dafina Dautin ndryshuan diku nga viti 2016.

Atëbotë, Prive pati bërë publik lajmin e prishjes së shoqeve të ngushta.

U tha se punët personale të me njërën nga familjaret e Dafinës ishin shkaku.

Kushti i vetëm nga Dafina për të vazhduar shoqërinë mes dyjave ishte që Arbnora të ndërprente marrëdhëniën shoqërore më njërën nga familjarët e Dautit gjë që Ademaj nuk e ka bërë’, thuhej atëbotë.

Diçka të tillë pati konfimuar edhe Dafina për Telegrafin.

Raportet i kemi prishur pasi u ndjeva e tradhëtuar nga Arbnora. Ajo dilte dhe mbante kontakte me vajzën e hallës time, e cila më ka marrë një orë me vlerë dhjetë mijë euro, kjo ka qenë arsyeja që unë i kam kërkuar Arbnorës, shoqes time, që të mos mbajë kontakte me të dhe ajo ka pranuar por pas shpinës time takohej me të’, thoshte këngëtarja.

E nga ai moment u desh të kalonin më shumë se gjashtë vite që pajtimi të ndodhë.

Këtë e ka konfirmuar Dafina në intervistën 60 sekondëshe të emisionit Prive.

Ajo tha se hapin për pajtim e morën të dyja pasi ishte arsyeja e prishjes së tyre ishte diçka shumë e vogël.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.