No menu items!

SHBA-ja nuk ia dorëzon sistemet mbrojtëse ukrainasve, Zelensky e lut Trumpin

Volodymyr Zelensky ka publikuar një video ku i bën thirrje SHBA-së që t’i lejojë Ukrainës të blejë sistemet e domosdoshme të mbrojtjes ajrore.

Lideri ukrainas tha se ekipi i tij nuk kishte marrë asnjë përgjigje nga amerikanët pas kërkesës së bërë javë më parë.

“Ruset po përgatiten të vazhdojnë luftën dhe po injorojnë të gjitha propozimet për paqe. Ajo që duan rusët është shkatërrimi i plotë i jetës. Në më shumë se njëmbëdhjetë vjet të luftës së Rusisë kundër Ukrainës, ata kanë sjellë vetëm një gjë të re në tokën tonë, trashëgiminë më të përhapur ruse, rrënojat dhe vdekjen”, tha ai.

Ndërkohë, SHBA-ja refuzoi t’i dorëzonte 20 mijë raketa ukrainasve, të cilat u dërguan drejt Lindjes së Mesme.

Një teknologji speciale për të luftuar dronët Shahed iu premtua Kievit gjatë administratës së ish-presidentit Joe Biden.

Zelensky theksoi se nuk ishte një projekt i shtrenjtë, por ishte jashtëzakonisht i rëndësishëm për Ukrainën. /Telegrafi/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.