SHBA: Negociatat me Iranin vazhdojnë, pavarësisht tensioneve pas kërcënimeve të Trumpit

Bisedimet mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit janë ende duke vazhduar, ndërsa palët pritet të punojnë edhe gjatë natës për të gjetur një zgjidhje.
Një zyrtar amerikan ka bërë të ditur se diskutimet kanë përfshirë çështje të rëndësishme, përfshirë ngushticën e Hormuzit, situatën në Liban dhe programin bërthamor të Iranit,shkruan CNN trasmeton Raporto24

Më herët, një burim iranian i kishte thënë CNN se negociatat kishin ngecur, por nuk ishin ndërprerë.
Tensionet u rritën pas deklaratave dhe kërcënimeve të presidentit amerikan Donald Trump, por palët vazhdojnë përpjekjet për të mbajtur dialogun të hapur./Raporto24/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU