No menu items!

SHBA s’lëkundet nga kërkesa për shtyrjen e zbatimit të vendimit për dinarin, Hovenier: Kurti u telefonua edhe nga O’Brien

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë duke kërkuar që vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës që ndalon dinarin në Kosovë të shtyhet dhe të krijohet hapësirë kohore për gjetjen e një zgjidhjeje.

Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier ka thënë se qëndrimet lidhur me këtë rregullore për paratë e gatshme janë folur publikisht dhe se kërkesa e SHBA-së është që Kosova ta shtyjë zbatimin e Rregullores, derisa të vendosen procedura të kënaqshme dhe në përputhje me standardet evropiane.

Hovenier ka thënë se gjatë javës së kaluar kanë pasur biseda të shumta me Qeverinë e Kosovës në të gjitha nivelet. Ai ka zbuluar se Kurti për çështjen e dinarit është telefonuar edhe nga Ndihmës Sekretari për Evropës dhe Euroazi, gjë për të cilën s’ka pasur ndonjë njoftim nga Kryeministria e as nga vetë kryeministri Albin Kurti. Njoftim lidhur me këtë s’ka bërë as vetë O’Brien.
Javën e kaluar, unë kam folur publikisht shumë herë në lidhje me Rregulloren e ndryshuar të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) për operacionet me para të gatshme. Kemi pasur edhe biseda të shumta me Qeverinë e Kosovës në të gjitha nivelet – duke përfshirë telefonatat mes Ndihmës Sekretarit për Evropë dhe Euroazi, Jim O’Brien dhe kryeministrit Kurti. Kërkesa jonë mbetet që Kosova të shtyjë zbatimin e Rregulloreve të BQK-së derisa të vendosen procedura të kënaqshme në përputhje me standardet evropiane dhe derisa të ketë një mënyrë të qartë që njerëzit të marrin beneficionet dhe pagesat e tyre, dhe derisa popullata të jetë e informuar mjaftueshëm për mënyrën e shpërndarjes. përfitimet e tyre do të vazhdojnë”, ka thënë Hovenier për Radio “KiM”.

Diplomati amerikan ka thënë se SHBA e respekton të drejtën e BQK-së për rregullimin e sektorit financiar, megjithatë shton se çështja në fjalë është tepër e ndjeshme dhe me ndikim të drejtpërdrejtë se si qytetarët e Kosovës masrrin përkrahje financiare nga Serbia.

“Prandaj, ne duam të shohim Qeverinë dhe Bankën Qendrore të ushtrojnë ndjeshmëri dhe kujdes të madh në mënyrën se si e bëjnë këtë, duke marrë parasysh ndikimin që ky ndryshim do të ketë tek disa nga qytetarët më të cenueshëm të Kosovës”, ka thënë Hovenier.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.