Spektakël golash, show e gjithçka tjetër u pa në “Ndeshjen e Yjeve”, e cila përfundoi me shifra marramendëse.
Sot në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë u zhvillua një ndeshje miqësore për nder të Ditës së Çlirimit të Prishtinës, e cilësuar si “Ndeshja e Yjeve”.
Yje të futbollit, muzikës, sportistë të ndryshëm, aktorë, politikanë e gazetarë ishin pjesëmarrës në këtë përballje, që ngjalli interesim të madh të publikut, të cilët u kënaqën me atë çfarë panë në fushë.
Kjo ndeshje dhuroi show të paparë, ku u shënuan plot 12 gola, ndërsa rezultati përfundimtar mes ekipës së Edon Zhegrovës dhe atij të Milot Rashicës përfundoi me barazim 6-6.
Në këtë përballje spikati ish-sulmuesi i njohur Shefki Kuqi, i cili tregoi se ende është në super formë. Ai realizoi një gol spektakolar ndaj Vedatit të Stupcavit, i cili nuk i përballoi dot goditjet e fuqishme nga Kuqi, duke shkaktuar të qeshura dhe duartrokitje nga publiku,shkrusn Raporto24
Bashkë me Shefki Kuqin ishte edhe Milot Rashica, i cili gjithashtu shkëlqeu në fushë. Rashica u paraqit në formë të jashtëzakonshme, duke treguar se është në kulmin e karrierës së tij dhe duke dhuruar emocione të mëdha për tifozët./Raporto24/