No menu items!

Shkencëtari kroat shpjegon pse Deti Adriatik po bëhet më i kripur

Ekipi kroat i shkencëtarëve, në bashkëpunim me kolegët nga Italia, njoftuan se kripësia e Detit Adriatik është në një nivel rekord.

Kërkimi u prezantua nga Instituti Ruger Boshkoviq në Zagreb dhe doktori i shkencës Ivica Vilibiq shpjegoi për mediat kroate pse kripësia është rritur kaq shumë.

Ai theksoi se ndryshimi në kripësi nuk është drastik në lidhje me matjet 50 vjet më parë, por edhe kjo rritje “e imët” mund të ketë një efekt të madh në florën dhe faunën.

“Ndryshimet janë shumë të vogla, por ato tregojnë se çfarë po ndodh në sistem. Pak më shumë se 39 promilë tani janë në sipërfaqe, dhe 38 ose 37 promilë ishin 50 vjet më parë”,  shpjegoi shkencëtari.

Bëhuni aktiv në shtrat si dikur, prostata nuk do të jetë më problem!

Shkaku është ndryshimi i klimës dhe vera e ngrohtë, të cilat çojnë në avullim më të madh të ujit dhe kripësia e Detit Adriatik ka të ngjarë të vazhdojë të rritet.

“Është e vështirë të ndalet – është pasojë e ndryshimit të klimës. Ashtu si kur gatuani drekën dhe shtoni nxehtësinë, uji do të avullojë më shumë. Kështu është në Mesdhe – uji avullohet më shumë dhe vjen më pak“, tha Vilibiq, sipas Kosova Press.

Kjo është arsyeja pse Adriatiku është shumë i pastër këtë vit, pasi uji ka një kripë të tepërt dhe mungesë të ushqyesve. Kjo ka një efekt të dëmshëm në disa specie.

“Ka specie që vijnë nga Deti i Kuq dhe ato janë më komode në Adriatik. Speciet autoktone, të tilla si karkalecat, do të zhduken ngadalë në të ardhmen, por disa të tjera do të vijnë te ne. Por ka specie që janë shumë të ndjeshme ndaj këtyre ndryshimeve, kështu që kripësia do të ndikojë në florën dhe faunën ”, shpjegoi shkencëtari nga Spliti.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU