No menu items!

“Shko pi detergjent dhe mbyte veten”, Linda nis të qajë gjatë spektaklit pas ofendimeve të Ganiut gjersa e quan atë “homoseksual”

Mbrëmjen e së premtes në spektaklin “Big Brother VIP Kosova”, u transmetua një video material i ngjeshur me tension dhe emocion, ku protagonistët ishin Ganiu dhe Linda.

Skenat e forta zbuluan një konfrontim të ashper mes të dyve, të cilat nxitën shpërthimin emocional të Lindës.

Klipi tërhoqi menjëherë vëmendjen e audiencës, pasi tregoi momentet kur Linda s’u përmbajt më dhe shpërtheu duke qarë përballë ofendimeve të përsëritura që vinte nga Ganiu.

https://www.youtube.com/watch?v=_MM7h0bku5

Ky i fundit nuk kurseu fjalët e rënda dhe sulmet personale, duke i thënë ndër të tjera: “Shko pi domestos për ta mbytur veten, ti nuk flet me familjen tënde. Je vajzë, se të ishe djalë ndryshe ishim nda”.

Këto komente u dukën si pikë kulminante e përplasjeve të tyre të vazhdueshme brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova.

Menjëherë pas shfaqjes së këtij materiali, reagimi i Lindës ishte i menjëhershëm dhe i thellë. Linda nuk mundi të përmbante dot lotët e saj, teksa pranoi se ishte veçanërisht e ndjeshme në përmendjen e familjes së saj, e cila në mënyrën se si u trajtua nga Ganiu, preku një kordë delikate të ndjenjave të saj. K

Ndërsa të gjithë banorët dhe publiku u përballën me pasojat e kësaj përplasjeje, vëmendja u kthye edhe te mënyra se si do të trajtohen të tilla sjellje dhe cila do të jetë rrjedha e mëtejshme e marrëdhënieve mes Ganit dhe Lindës në shtëpi. /Telegrafi/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.