No menu items!

Shoqata e Trajnerëve dhe FFK organizuan seminar njëditor për trajnerët e portierëve 

16 prill, 2025 – Shoqata e Trajnerëve në bashkëpunim me Federatën e Futbollit të Kosovës organizoi seminarin njëditor të dedikuar për trajnerët e portierëve. Ky seminar, i cili u mbajt në Kampin Nacional Edukativ në Hajvali, ishte i ndarë në dy sesione, ku paradite u zhvillua ana teorike, derisa pasdite puna praktike lidhur me trajnimin e portierëve të grupmoshave të reja dhe atyre në nivelin senior/profesional.

Ligjërues në këtë seminar ishte instruktori i njohur gjerman i portierëve, Frank Thieltges, i cili ndau përvojën dhe filozofinë e tij të punës me trajnerët pjesëmarrës. Ai theksoi rëndësinë e ndërtimit të stilit personal në këtë profesion, duke i inkurajuar trajnerët kosovarë të zhvillojnë qasje autentike në edukimin e portierëve.

“Është kënaqësi të jem këtu – si herën e parë, ashtu edhe çdo herë tjetër. Për mua është gjithmonë një përvojë e veçantë të vij në vende të ndryshme dhe të kontribuoj në trajnimin e trajnerëve të portierëve. Secili vend është unik dhe ka nevojë të gjejë rrugën e vet të zhvillimit. Jam i bindur që Kosova ka trajnerë të përkushtuar me potencial për të formuar breza të rinj portierësh cilësorë”,  u shpreh Thieltges.

Ai shtoi se përvoja e tij si trajner kombëtar në Luksemburg dhe Lituani, si dhe ligjërimet në vende të ndryshme të botës, i japin një pasqyrë të gjerë mbi sfidat dhe potencialin që ekziston në futbollin modern  veçanërisht në zhvillimin e portierëve.

Temat kryesore të seminarit ishin: Teknikat moderne për trajnimin e portierëve të rinj dhe profesionistë; Ushtrimet praktike në fushë; si dhe përditësimi me standardet ndërkombëtare të trajnimit.

Ky seminar u organizua si pjesë e programit të mësimit të vazhdueshëm (CPD – Continuing Professional Development) për trajnerët me licencë në kuadër të FFK-së, dhe përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt rritjes së cilësisë dhe profesionalizmit në rolin e trajnerëve të portierëve në Kosovë.

 

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.