Berat Nimani është shpallur në kërkim nga Gjykata e Qarkut në Bielefeld, pasi dyshohet për tentim vrasje. Ai konsiderohet si i dyshuari kryesor për plagosjen e katër personave të mërkurën para kësaj gjykate, raporton mediumi gjerman “WDR“.
Të enjten, autoritetet gjermane lëshuan disa njoftime zyrtare lidhur me rastin, duke përfshirë edhe shpalljen në kërkim të Berat Nimanit.
Policia ka bërë publike detaje mbi identitetin e tij dhe ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për lokalizimin dhe kapjen e tij.
“Gjyqtari hetues i Gjykatës së Qarkut në Bielefeld ka lëshuar një urdhër-arresti ndaj këtij personi për katër akuza për tentim vrasje, që kanë shkaktuar lëndime të rënda trupore,” thuhet në një deklaratë të përbashkët të Prokurorisë dhe Policisë së Bielefeldit.
Gjatë ditës së parë të gjykimit, Berat Nimani deklaroi për “Bild” se një nga autorët e vrasjes së vëllait të tij, Besarit, vazhdon të jetë i lirë dhe se familja e tij ka jetuar në ankth të vazhdueshëm që nga ajo kohë
Adtikulli i plot👇
https://telegrafi.com/shpallet-ne-kerkim-vellai-besar-nimanit-nga-gjykata-e-qarkut-ne-bielefeld/