No menu items!

Shpërthim i fuqishëm në një depo municioni në bazën ushtarake ruse

Një shpërthim i madh ka ndodhur mbrëmjen e së martës në një depo municioni në një bazë ushtarake ruse në rajonin Kirzhach të rajonit Vladimir, në verilindje të Moskës, tha guvernatori rajonal Aleksandr Avdeyev.

Katër njerëz janë plagosur si pasojë e shpërthimit të municioneve, i cili nxiti autoritetet të lëshojnë urdhër për evakuim, tha Avdeyev.

Ai shtoi se municionet morën flakë dhe predhat shpërthyen në zonën e depos.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha më herët se zjarri ishte shkaktuar nga shkelja e protokolleve të sigurisë dhe kishte rezultuar në shpërthimin e municioneve të ruajtura në një depo.

“Si pasojë e një zjarri në territorin e një njësie ushtarake në rajonin Vladimir, municionet e ruajtura në një depo shpërthyen”, tha Ministria e Mbrojtjes.

“Shkaku i zjarrit ishte shkelja e standardeve të sigurisë gjatë punës me materiale shpërthyese… sipas informacioneve paraprake”, tha ajo.

Në rajonin Kirzhach – i cili ndodhet rreth 130 kilometra në verilindje të kryeqytetit rus – u shpall gjendje e jashtëzakonshme.

Personeli në bazën ushtarake u evakuua së bashku me rreth 450 njerëz të tjerë nga të paktën shtatë vendbanime përreth, tha guvernatori.

Depoja e municioneve është një nga më të mëdhatë e Forcave të Armatosura të Rusisë. Ajo ndodhet më shumë se 500 kilometra larg kufirit me Ukrainën. Nuk është raportuar për sulme me dron në rajonin Vladimir para shpërthimit në këtë depo, raporton REL.

Video të paverifikuara, të publikuara më herët në kanalet e Telegramit, shfaqën një zjarr të madh, një shpërthim të fuqishëm dhe re tymi të dendur që ngriheshin në qiell.

Një kanal në Telegram tha se kishin ndodhur 10 deri në 11 shpërthime dhe se zjarrfikës nga rajonet fqinje ishin thirrur për ta luftuar zjarrin.

Sipas kanalit, është ngritur një komision i posaçëm për ta hetuar shkaktarin e zjarrit.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.