No menu items!

Shqetësime për Guardiolën, thellohet kriza e lëndimeve tek Man City para duelit me Real Madridit

Manchester City po përballet me një krizë lëndimesh para duelit ndaj Real Madridit në Ligën e Kampionëve më datë 9 prill.

Dy yjet Kyle Walker dhe Nathan Ake e humbën ndeshjen e fundit para se të udhëtojnë në Madrid, teksa kampioni në fuqi i Ligës Premier fitoi me rezultat 4-2 në udhëtim ndaj Crystal Palace.

Pep Guardiola e konfiromoi se dyshja nuk do të ishin në dispozicion për këtë ndeshje ndërsa mundësitë e tyre për të fluturuar në Madrid mbeten të paqarta.

Sidoqoftë, fitorja në Londër mbeti me një shije të hidhur për Guardiolën, pasi Josko Gvardiol u detyrua të largohej nga loja pas pjesës së parë.

Reprezentuesi kroat nuk u paraqit në fushë në pjesën e dytë, duke ngjallur spekulime mbi gjendjen e tij shëndetësore.

Guardiola pas ndeshjes e kishte konfirmuar se vendimi për ta zëvendësuar atë nuk ishte për shkak të lëndimit, por ishte një masë mbrojtëse.

“Aryseja pse Josko (Gvardiol) u largua është sepse ai ndjeu një shqetësim dhe ne nuk dëshiruam të rrezikojmë”, ka thënë fillimisht Guardiola.

“Do të shohim se cilët lojtarë do t’i kemi të gatshëm pasi Josko ka pasur një problem të vogël. Vazhdojmë me ndeshjen e radhës”, u shpreh tekniku spanjoll./Telegrafi/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.