No menu items!

Shqipëria do ta mbyllë sonte me festë kampanjën fantastike kualifikuese

Kombëtarja shqiptare do ta mbyllë sonte me festë kampanjën fantastike kualifikuese.

Në Tiranë sonte do të ketë festë dhe rezultati i ndeshjes do të kalojë në plan të dytë, shkruan “Gazeta Express”.

Kuqezinjtë do t’i bëjnë konak Ishujve Faroe, në ndeshjen mbyllëse të eliminatoreve për Euro 2024.

Ekipi i trajnerit Sylvinho e siguroi kualifikimin e dytë në Kampionat Evropian pas barazimit me Moldavinë 1:1 pak ditë më parë, por edhe falë pikëve të nxjerra në ndeshjet paraprake.

Festa kuqezi do të nisë gjatë ditës dhe do të vazhdojë deri në orët e hershme të mëngjesit të nesërm.

Shqipëria prin në Grupin E të kualifikimeve për Evropian me 14 pikë, prej tyre 4 fitore, 2 barazime e 1 humbje.

Ndeshja e sontme mes Shqipërisë dhe Ishujve Faroe do të luhet në stadiumin “Air Albania” duke filluar nga ora 20:45. /

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU