No menu items!

Shqipëria do të fitojë miliona euro me pjesëmarrjen në Euro 2024 – premitë e lojtarëve dhe Sylvinhos, por edhe përfitimet tjera

Shqipërisë e ka siguruar pjesëmarrjen e dytë në histori të saj në një Kampionat Evropian.

Kur kanë mbetur edhe një ndeshje deri në fund të kampanjës kualifikuese, Shqipëria zë vendin e parë në Grupin E me 14 pikë dhe automatikisht është kualifikuar për Euro 2024.

Në ndeshjen e fundit kuqezinjtë do të luajnë për prestigj ndaj Ishujve Faroe në shtëpi për të festuar kualifikimin në Euro 2024.

Gjithsesi kualifikimi do t’i sjellë FSHF-së miliona euro nga pjesëmarrja në Kampionatin Evropian.

Vetëm pjesëmarrja në këtë garë do t’i sjellë FSHF-së një shifër prej 9.25 milionë eurosh.


Përveç kësaj, një fitore në fazën e grupeve vlen 1.5 milion euro, ndërsa barazimet sjellin 750 mijë euro.

Por FSHF kishte vendosur që nga këto parë, gjysmën, apo 4.5 milionë euro, t’i ndajë si shpërblim për lojtarët dhe stafin teknik.

Nga këto mësohet se shuma prej 3.5 milionë eurosh do t’u shpërndahet vetëm futbollistëve, ndërsa kontrata e Silvinjos në rast kualifikimi parashikon një premio prej 1 milion eurosh shtesë. /Telegrafi/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.