No menu items!

Shtatë ekonomitë më të fuqishme të botës i çojnë mesazh Kosovës dhe Serbisë për dialogun

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është përfshirë në diskutimin e ministrave të Jashtëm të Grupit të G7-ës, që u takuan këtë fundjavë në Liverpool të Britanisë së Madhe.

Në një deklaratë të Sekretares së Jashtme rë Mbretërisë së Bashkuar, Elizabeth Truss, Kryetare e Takimit të Ministrave të Jashtëm të G7-ës, thuhet i kërkohet Kosovës dhe Serbisë që të angazhohen në dialog dhe të bëjnë përparim në këtë proces pa vonesa.

“Ne i kërkuam Kosovës dhe Serbisë që të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialogun e lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve të tyre dhe të bëjnë përparim pa vonesa të mëtejshme”, thuhet në fund të faqes së parë të deklaratës së publikuar në web-faqen e qeverisë së Britanisë së Madhe.

Ministrat e Jashtëm të G7-ës diskutuan edhe për Ballkanin Perëndimor, me theks të veçantë Bosnjë e Hercegovinën, duke nënvizuar rëndësinë e mbështetjes së perspektivës evropiane, stabilitetit dhe sigurisë.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.