Moderatorja e njohur Kiara Tito ka vendosur t’u përgjigjet disa pyetjeve të ndjekësve të saj në Instagram, ku nuk munguan as ato më personale.
Në një bisedë me ndjekësit në Instagram, njëri prej tyre e pyeti direkt: “Je shtatzënë?”
Nuk mungoi përgjigja e Kiarës, e cila ishte e shkurtër, por e prerë: “Jo”.
E veshur me një fustan elegant të zi dhe duke rrezatuar në formën e saj më të mirë, Kiara u shfaq me një buzëqeshje të ëmbël në këtë postim, duke treguar qartë se nuk ka vend për dyshime – të paktën për momentin! /Prive