No menu items!

Shtëpia e Bardhë: Irani ka nisur raketa ndaj bazës ushtarake në Katar, po monitorojmë situatën nga afër

Shtëpia e Bardhë ka konfirmuar se është në dijeni të sulmit me raketa të Iranit ndaj bazës amerikane Al Udeid në Katar. Zyrtarët amerikanë bëjnë me dije se po e monitorojnë situatën nga afër dhe janë në gatishmëri për të reaguar,shkruan ABC NEWS trasmeton Raporto24

Sulmi raketor, i cili ka shkaktuar shpërthime të fuqishme në kryeqytetin Doha, konsiderohet si një hakmarrje e Teheranit ndaj sulmeve ajrore amerikane mbi objektiva bërthamore në Iran, të ndërmarra një ditë më parë.

Autoritetet në Katar kanë mbyllur hapësirën ajrore dhe kanë këshilluar qytetarët të qëndrojnë në ambiente të sigurta, ndërsa ambasadat e vendeve të ndryshme kanë lëshuar udhëzime për qytetarët e tyre.

Shtëpia e Bardhë thekson se vazhdon bashkëpunimin me aleatët dhe partnerët në rajon për të garantuar sigurinë dhe stabilitetin.

https://abcnews.go.com/International/live-updates/israel-iran-live-updates-irans-khamenei-punishment-israel/?utm_source=facebook&utm_medium=social&utm_campaign=dhfacebook&utm_content=app.dashsocial.com/abcnews/library/media/545659807&entryId=123126887&id=123109706

Për më shumë informacione ndiqni Raporto24.

Sulmi ndaj bazës amerikane Ain al-Asad në Irak – Nuk raportohet për të plagosur

 

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.