No menu items!

Shtyu një person në korridor, Policia jep detaje për konfliktin ku u përfshi Sami Kurteshi

Ditën e djeshme, Sami Kurteshi ka mohuar se e ka sulmuar dikë në KQZ, mirëpo policia kishte njoftuar se ka nisur hetimet dhe ka hapur rast për sulm.

Dëshmitarë nga KQZ-ja, jozyrtarisht kanë thënë  se ai e ka sulmuar fizikisht një zyrtar.

Ndërsa në raportin 24 orësh, policia e Kosovës ka dhënë detaje rreth këtij rasti të ndodhur dje. Viktima ka deklaruar se në korridor të objektit është shtyre dhe larguar nga korridori nga i dyshuari për shkak se viktima nuk e kishte maskën.

Lidhur me rastin janë intervistuar dy dëshmitar rasti, gjithashtu është njoftuar prokurori ndërsa rasti vazhdon të hetohet.

“Rr. Migjeni, Prishtinë 25.08.2021 – 12:20. Viktima mashkull kosovar ka deklaruar se, në korridor të objektit është shtyrë dhe larguar nga korridori nga i dyshuari mashkull kosovar për shkak se viktima nuk e kishte maskën. Lidhur me rastin janë intervistuar dy dëshmitar rasti. Është njoftuar prokurori, ndërsa rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin 24 orësh.

IndeksOnline duke u thirrur në burime gjatë ditës së djeshme ka raportuar se Kurteshi e ka sulmuar fizikisht një zyrtar të KQZ-së, për shkak se i njëjti nuk e kishte vënë maskën.

E një gjë të tillë, Kurteshi e ka mohuar.

Ai ka thënë se raportimet se ai ka sulmuar dikë në KQZ janë gënjeshtra.

Kurteshi njihet në publik për debatet e ashpra me anëtarët e tjerë në KQZ.

Kurteshi para se të vihej në pozitën e anëtarit në KQZ, ka qenë deputet i Kuvendit të Kosovës, gjatë viteve 2017-2019.

 

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.