No menu items!

Si humbi peshë gruaja më e shëndoshë në botë: I hoqi 215 kilogramë në kohë rekord, por një gjë ishte vendimtare

Pasi burri i saj refuzoi t’i porosiste një sallatë, një grua që ishte në prag të vdekjes çdo ditë për shkak të peshës së saj, kuptoi se diçka nuk shkonte në martesën e saj

Shumë që duan të heqin qafe peshën e tepërt nuk kanë mbështetjen e duhur nga partnerët e tyre, por historia e kësaj amerikaneje është e pabesueshme.

Zsalynn Whitworth dikur ishte gruaja më e shëndoshë në botë dhe pjesëmarrëse në serinë e realitetit mjekësor My 600-lb Life, ku shfaqen njerëz që peshojnë pothuajse 300 kilogramë.

Në vitin 2012, kur 42-vjeçarja Zsalynn në atë kohë sapo mbërriti në zyrën e dr. Younan Nowzaradan -it, i cili donte ta ndihmonte të humbiste peshë, ajo kishte një pengesë të madhe – bashkëshortin e saj Gareth, transmeton Telegrafi.

Siç thoshte ai, gruaja e tij ishte shumë tërheqëse për të me një mbipeshë kaq të madhe, prandaj nuk donte që Zsalynn të humbiste peshë.

Ajo ishte e vendosur të përmirësonte shëndetin e saj të përkeqësuar dhe cilësinë e jetës, por Gareth ishte shumë i zëshëm në kundërshtimin e tij. Për më tepër, jo vetëm që nuk donte që gruaja e tij të humbiste peshën e tepërt, por besonte se ajo duhej të shtonte më shumë peshë.

Në reality story ku ata morën pjesë, momenti më i dukshëm ishte kur ajo donte të hante një sallatë, ndërsa Gareth nuk pranoi t’i porosiste një vakt të shëndetshëm dhe i tha: – Nëse do të hash bar, shko në kopsht për të kullotur.

Në rrethana të tilla, Zsalynn arriti të humbiste mbi 100 kg, sasia që i duhej të miratohej për një bypass gastrik. Me kalimin e kohës, ajo humbi rreth 215 kilogramë dhe kujton gjithashtu momentin kur burri e dërgoi në një restorant të ushqimit të shpejtë menjëherë pas operacionit dhe porositi një pjatë që ajo nuk lejohej ta hante.

Ai e inkurajoi atë që të fillonte të fitonte përsëri peshë, mirëpo ajo mbeti këmbëngulëse dhe në rrugën e saj për të qenë më në fund e lumtur me shëndetin dhe pamjen e saj.

Shpejt pasoi një operacion për heqjen e lëkurës së tepërt dhe vetëm pas kësaj ajo humbi 23 kilogramë të tjerë.

Në fund të atij rrugëtimi, Zsalynn e kuptoi se i shoqi nuk e dëshironte atë dhe se ai mendonte vetëm për veten dhe nevojat e tij, prandaj ajo bëri kërkesën për divorc.

Kapitulli i ri i jetës pati një ndikim të keq tek ajo, kështu që ajo ra në depresion të rëndë dhe u kthye përsëri në zakone të pashëndetshme dhe filloi të kërkonte rehati në ushqim.

Mirëpo, pas kësaj ajo filloi psikoterapinë dhe u rikthye në rrugën e duhur, kështu që sot ajo është një grua e lumtur dhe e shëndetshme.

– E kuptova që po mashtroja veten dhe se kjo gënjeshtër po më vriste – shpjegoi ajo.

Siç shkruajnë mediat amerikane, Zsalynn ende jeton në Teksas, ndërsa ajo gjeti burrin e jetës së saj – Jack Lapp, i cili është një mbështetës i vërtetë dhe një ndihmës i madhe për të mbajtur një mënyrë jetese të shëndetshme.

 

 

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.