No menu items!

“Si ushtri”, rritet numri i personave të maskuar nëpër Beograd, thuhet se Vuçiq i ka angazhuar

Në kryeqytetin serb të Beogradit po zhvillohet sot një protestë kundër regjimit të presidentit, Aleksandar Vuçiqit.

Disa dhjetëra burra të maskuar dhe të veshur me të zeza kanë arritur mëngjesin e sotëm në parkun Pionir të Beogradit gjersa raportohet se presidenti serb i ka angazhuar për t’i frikësuar protestuesit.

Gjithashtu, në “Zeleni Venac” është filmuar një grup i madh burrash të veshur me të zeza duke lëvizur drejt qendrës së qytetit

Si ushtri”, thuhet në përshkrimin e videos së publikuar në Instagram.

Ndërkohë, në rrjetet sociale mbrëmë u shfaqën video të traktorëve të dëmtuar që gjatë ditës ishin parkuar rreth parkut Pionir.

Shpejt filluan spekulimet se këto dëme ishin shkaktuar nga njerëz që po ktheheshin nga pritja festive e studentëve në Terazije, por tani është publikuar një video nga vendi i ngjarjes, ku shihet se bëhet fjalë për djem të panjohur të veshur me ngjyrë të zezë.

Video👇
https://www.instagram.com/reel/DHNmtYoMdJU/?igsh=MTljeHgwb3BhdmR6Zw==

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.