Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë në Kuvendin e Kosovës se kryesuesi i seancës Avni Dehari po e shkel Kushtetutën.
Dehari tha se nuk ka debat, por vetëm propozim për emrin e anëtarit të komisionit.
“Sot me vetëdije të plotë kryesuesi po abuzon dhe po e shkel Kushtetuën kjo sjellje është e papranueshme”, tha Çitaku.
Dehari kërkoi nga sigurimi që ta ndërpres fjalën e Çitakut.