No menu items!

Sinani: Çekut iu ndalua hyrja në Serbi një orë para se të niste vizita e planifikuar

Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, ka dhënë detaje për ndalimin e hyrjes së ministrit të Kulturës së Kosovës, Hajrulla Çeku, në Serbi.

Në një postim në Facebook, ajo ka thënë se Qeveria e Serbisë e ka refuzuar  hyrjen e Çekut vetëm një orë para orës së planifikimit të mbajtjes së vizitës.

“Refuzimi i minutës së fundit, akt tjetër izolimi ndaj shqiptarëve të Preshevës. Sot, në orën 12:30, ishte planifikuar vizita e ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës, z. Hajrulla Çeku, në Komunën e Preshevës. Qeveria e Serbisë refuzoi këtë vizitë vetëm një orë para kohës së planifikuar, duke shkelur afatin 48-orësh të përgjigjes, siç parashikohet në Marrëveshjen e Brukselit”.

Ky veprim është një tjetër dëshmi e tentativave për të izoluar shqiptarët e Preshevës, duke penguar bashkëpunimin dhe komunikimin institucional. Shqiptarët e Preshevës meritojnë trajtim të barabartë dhe respekt për të drejtat e tyre, ashtu si të gjithë qytetarët tjerë në rajon”, ka thënë Sinani.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.