No menu items!

Sinani fton qytetarët e Preshevës të votojnë: Tre minuta kushtojnë për katër vitet e ardhshme

Kandidatja për kryetare të Komunës për Preshevë, Ardita Sinani, ka votuar mëngjesin e sotëm bashkë me familje në zgjedhjet lokale që po mbahen atje.

Sinani ka ftuar qytetarët e Preshevës që ta shfrytëzojnë të drejtën e votimit, pasi që sipas saj, tre minuta të procesit të votimit kushtojnë për katër vitet e ardhshme.

“Ftoj qytetarët e Preshevës që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre – themelin e demokracisë dhe i ftoj që të marrin pjesë masovikisht pasi që kanë të drejtë të votojnë, një të drejtë për një të ardhme më të mirë, sepse tre minuta për të votuar kushtojnë për katër vitet e ardhshme”, tha ajo para gazetarëve.

Ndërkohë, këshilltarja e kryeministrit Albin Kurti kërkoi nga aktivistët dhe politikanët që të tregojnë pjekuri politike në mënyrë që procesi zgjedhor të realizohet pa probleme.

“Kërkojë prej të gjithë aktivistëve, të gjitha strukturave të subjekteve politike të jenë të qetë, të tregojnë maturi dhe pjekuri politike që procesi të ecë mirë ashtu siç e meritojnë qytetarët e Preshevës”, deklaroi ajo.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.