No menu items!

Sipas ASK-së: Papunësia është ulur në 17.7%, derisa është rritur punësimi

Papunësia vazhdon të mbetet njëri ndër problemet kryesore në vendin tonë, derisa dita ditë  jo pak qytetarë po e braktisin vendin si shkak i mungesë së vendeve të punës. Derisa Kosova është ndër vendet me popullsinë më të re në Evropë.

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar Rezultatet e Anketës së Fuqisë Punëtore për tremujorin e tretë 2021, ku sipas rezultateve, dy të tretat e popullsisë në Kosovë janë popullsi në moshë pune.

Në popullsinë e moshës së punës përfshihen moshat 15-64 vjeçare.  Në kuadër të popullsisë në moshë të punës, shkalla e pjesëmarrjes në fuqinë punëtore është 40.6%.

Sipas raportit të ASK-së nga popullsia në moshë pune, 59.4 % nuk janë ekonomikisht aktivë, që do të thotë se ata nuk janë të punësuar dhe nuk kanë qenë aktivë në kërkim të punësimit gjatë katër javëve të kaluara dhe/ose nuk janë të gatshëm të fillojnë punë brenda dy javësh.

Nga 40.6 %  apo 503,876 persona e popullsisë, që është ekonomikisht aktive, 17.7 %  apo 89,171 persona janë të papunë.

Raporti i punësimit ndaj popullsisë apo shkalla e punësimit është 33.4 %  apo 414,705 persona janë të punësuar.

Sipas raportit të ASK-së shkalla e punësimit në Anketën e Fuqisë Punëtore (AFP) për tremujorin e tretë (TM3) 2021 është 33.4%.

Punësimi me i lartë është te meshkujt 49.9%, ndërsa punësimi te femrat është 17.1%.

Femrat janë të punësuara, kryesisht në sektorët e arsimit, tregtisë dhe kujdesit shëndetësor, me 51.8% të tyre, ndërsa meshkujt janë kryesisht të punësuar në sektorët e tregtisë, ndërtimtarisë dhe prodhimit me 42.3%.

Agjencia e Statistikave njofton se sektorët ekonomikë, që prijnë me punësim, vazhdojnë të jenë: tregtia me 17.1%; ndërtimtaria me 12.1%; arsimi me 9.3%; dhe prodhimi me 9.2%. Ndërsa, sektorët e tjerë marrin pjesë me përqindje më të vogël në punësim.

Sa i përket të punësuarve me kontrata, del se 42.8% e personave të punësuar kanë kontratë të përhershme në punën e tyre kryesore, ndërkohë që 57.2% kanë kontratë të përkohshme.

Sipas rezultateve të AFP-së, në TM3 2021, shkalla e papunësisë është 17.7%.

ASK-ja tregon se papunësia më e theksuar ishte te femrat me 23.9%, krahasuar me meshkujt, 15.3%. Shkalla më e theksuar e papunësisë është te grupmoshat 15-24 vjeçare me 29.0%.

Sipas rezultateve të AFP-së, në TM3 2021, fuqia joaktive është mjaft e lartë me 59.4%, me fokus të veçantë te femrat me 77.5 %, krahasuar me meshkujt, 41.1%.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.