No menu items!

Sipas Azemit, sulmi i Banjskës ishte incident i përmasave të vogla (VIDEO)

Visar Azemi nga radhët e LDK-së, e ka quajtur sulmin e 24 shtatori të 2023-ës në Banjskë, si incident të përmasave të vogla.

Madje, te D.P.T te Fidani, Azemi shton se nëse Kosova bie në kurthin e këtyre incidenteve, nuk ka se çfarë të flitet më, njofton Klankosova.tv.

“Vuçiqi sot po e luan rolin e viktimës, Vuçiqi dhe serbët kanë hequr nga menja se mund ta pushtojnë Kosovën, se mund t’i bëjnë aneks Kosovës. Mos të flasim për incidentet e lokalizuara. Banjska ka qenë incident i përmasave të vogla, nëse vendi ynë bie në kurthin e incidenteve të vogla atëherë s’kemi çfarë të flasim”, tha Azemi.

Në sulmin e Banjskës të kryer nga grupi terrorist i Milan Radoiçiqit, u vra rreshteri Afrim Bunjaku.

 

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.