Britania dërgon më shumë avionë luftarakë në Lindjen e Mesme mes përleshjeve të ashpra mes Izraelit dhe Iranit
Kryeministri britanik ka njoftuar se avionë ushtarakë shtesë po dërgohen në rajon “për mbështetje të mundshme në raste emergjente në gjithë zonën.”, raporton BBC, përcjell Gazeta Express.
Mbretëria e Bashkuar ka tashmë avionë të Forcave Ajrore Mbretërore (RAF) të vendosur në rajon si pjesë e Operacionit Shader.
Para Samitit të G7-s që nis nesër në Kanada, kryeministri Keir Starmer u tha gazetarëve se situata po ndryshon me shpejtësi dhe po zhvillohen diskutime intensive me aleatët në çdo nivel.
Mesazhi i pandërprerë është: de-përshkallëzoni,” deklaroi ai.
Diskutimet do të vazhdojnë sot dhe gjatë ditëve në vijim.
Starmer nuk pranoi të thoshte nëse Britania do të përfshihet në mbrojtjen e Izraelit.
“Pata një bisedë të mirë dhe konstruktive me Kryeministrin Netanyahu dje, dhe ajo përfshinte edhe çështje që lidhen me sigurinë dhe mbrojtjen e Izraelit, siç pritet mes dy aleatëve,” tha ai.
Ai përsëriti se Britania ka “shqetësime të hershme dhe të vazhdueshme” lidhur me programin bërthamor të Iranit dhe njeh të drejtën e Izraelit për vetëmbrojtje.
“Jam absolutisht i qartë: kjo situatë duhet të de-përshkallëzohet,” theksoi Starmer.