No menu items!

SKANDAL: Art Motion transmeton Premier Ligën angleze jashtëligjshëm në Kosovë, deputeti Ramadani publikon konfirmimin nga Londra

Kryetari i Komisionit Parlamentar për Media, Valon Ramadani sot ka publikuar një letër të cilën ia ka dërguar  drejtori i të drejtave të transmetimit i Premier Ligës Angleze Josh Smith.

Në këtë letër drejtori i Premier Ligës ka thënë se operatori kabllor Art Motion nuk ka të drejtë dhe nuk është i autorizuar ta transmetoj  Premier Ligën angleze në Kosovë.

“Përgjigja e tyre ishte e qartë: Premier Liga nuk e ka autorizuar Artmotion të transmetojë ligën angleze në Kosovë dhe nuk e ka autorizuar Arena Sportin nga Serbia të shpërndajë ndeshjet e Premier Ligës në Kosovë” thuhet ndër të tjera në letrën e ardhur në komisionin parlamentar për media.

Më poshtë postimi i plotë i Kryetarit të komisiionit parlamentar për media  Valon Ramadani:

“Si kryetar i Komisionit për Media, pas diskutimeve e shqetësimeve të shumta të ngritura në Komision e në publik në lidhje mbi pretendimet për transmetim të paligjshëm dhe të paautorizuar të Premier Ligës Angleze në Kosovë nga platforma “ArtMotion” përmes kanaleve serbe “ArenaSport”, unë i jam drejtuar me letër vet Premier Ligës nga të cilët kam kërkuar sqarim.

Përgjigja e tyre ishte e qartë: Premier Liga nuk e ka autorizuar Artmotion të transmetojë ligën angleze në Kosovë dhe nuk e ka autorizuar Arena Sportin nga Serbia të shpërndajë ndeshjet e Premier Ligës në Kosovë.

Transmetimet deri tani del të jenë bërë jashtëligjshëm dhe si të tilla do të duhej të trajtoheshin nga Komisioni i Pavarur i Mediave”.

Kujtojmë që përmes këtyre kanaleve të Arena-së, vitin e kaluar ishin shfaqur mesazhe kërcënuese për Kosovës dhe që glorifikonin terroristët e vrarë në Banjskë.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.