No menu items!

Skandal i Netanjahut trondit Izraelin

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu, synon të shkarkojë shefin e Shërbimit të Sigurisë së Brendshme (Shin Bet), Ronen Bar – një veprim i paprecedent në historinë e Izraelit!

Në sfond qëndron një rrjet korrupsioni, intrigash dhe arrestimesh. Aktualisht, Shin Bet po heton pagesa të dyshuara ryshfeti nga Katari ndaj disa të afërmve të Netanjahut. Në kuadër të aferës së njohur si “Katar-Gate”, dy të dyshuar ndodhen në paraburgim.

Ata dyshohet se kanë pranuar para nga Katari, ngjashëm me disa zyrtarë të BE-së, për të përmirësuar imazhin e këtij vendi – pavarësisht faktit se Katari e mbështet financiarisht dhe propagandistikisht përmes rrjetit Al Jazeera grupin terrorist Hamas.

A kanë përfituar para nga Katari të afërm e këshilltarë të Netanjahut? Nëse po, kjo do të ishte një nga skandalet më të mëdha në historinë e Izraelit!

Si po e shkarkon Netanjahu shefin e inteligjencës në mënyrë të pistë

Ronen Bar po përpiqet të ndalojë shkarkimin dhe akuzon Netanjahun se i ka kërkuar ndihmë për të shtyrë procesin gjyqësor për korrupsion ndaj tij. Në një letër dërguar Gjykatës së Lartë të Izraelit të premten, Bar shkruan se në nëntor Netanjahu i ka kërkuar disa herë të japë një vlerësim sigurie, që do ta pengonte vazhdimin e dëshmisë së tij në gjykatë për arsye sigurie.

Netanjahu i ka hedhur poshtë këto akuza si “gënjeshtra të sajuara”.

Dy javë më parë, kabineti qeveritar i Netanjahut votoi unanimisht për shkarkimin e Bar-it. Gjykata e Lartë do të shqyrtojë të martën ankesat ndaj kësaj vendimi, ndërkohë që Bar mbetet në detyrë.

Netanjahu justifikoi shkarkimin me mungesën e besimit dhe dështimin e Shin Bet për të parandaluar sulmin e Hamasit më 7 tetor 2023. Por Bar i quan këto arsye të motivuara politikisht.

Marrëdhënia e tij me Netanjahun është përkeqësuar pasi një raport hetimor për 7 tetorin fajësoi edhe qeverinë për dështime.

Netanjahu planifikon udhëtim tek Trump

Prokuroja e Përgjithshme e Izraelit, Gali Baharav-Miara, mbështet pretendimet e Bar-it, duke e akuzuar Netanjahun për “konflikt personal interesi” në këtë vendim. Ajo e quajti shkarkimin si “të gabuar në themel”.

Sipas saj, konfliktin e interesit e krijojnë hetimet penale që po zhvillohen kundër rrethit të ngushtë të Netanjahut për aferën “Katar-Gate”.

Pavarësisht të gjitha krizave, Netanjahu pritet të largohet nga vendi këtë fundjavë për në Uashington, ku do të pritet në Shtëpinë e Bardhë. Tema e diskutimit: tarifat doganore.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.