Vetëm pak ditë pas përfundimit të Big Brother VIP Kosova 3, një skandal i ri ka tronditur rrjetet sociale. Finalistja Xheneta Fetahu ka publikuar disa biseda telefonike të incizuara me Drilon Ramën, fituesin e këtij edicioni, duke e akuzuar atë për sjellje të pandershme dhe kërcënime, transmeton Raporto24.
Në audio-përgjimet e publikuara, Driloni dëgjohet duke i kërkuar takim Xhenetës në orët e vona të natës, duke lënë të kuptohet një prirje për flirt me të. Madje, ai shprehet se nuk ka më interes për Saren, vajzën me të cilën krijoi një lidhje brenda shtëpisë së BBVK3.
Në një pjesë të audios, Driloni i drejtohet Xhenetës me fjalët:
“S’kam takuar askënd nga Big-u sepse s’dua të merrem me askënd më, përveç teje Xhenetë. A duhe ma rdh pa të pyt a? Qysh bre Xhenetë s’po del (në takim). Po du me t’pa live e jo veç me ta dëgju zërin. Me të kallzu drejt më ka marr malli veç për ty.”
Sipas Xhenetës, ajo vendosi t’i publikojë këto incizime pasi ishte e kërcënuar nga Driloni. Megjithatë, nuk dha detaje specifike mbi natyrën e kërcënimeve, por theksoi se donte të mbrohej dhe të nxirrte në dritë të vërtetën për sjelljen e tij pas spektaklit.
Publikimi i këtyre bisedave ka ndezur debat të madh mes ndjekësve të BBVK3. Disa e mbështesin Xhenetën, duke e quajtur veprimin e saj një akt guximi, ndërsa të tjerë ngrejnë dyshime mbi motivet e saj dhe nëse audio-përgjimet janë nxjerrë jashtë kontekstit.
Nga ana tjetër, Drilon Rama nuk ka reaguar ende publikisht mbi akuzat, por pritet që ky zhvillim të ketë ndikim në imazhin e tij si fitues i edicionit të tretë të BBVK.