No menu items!

S’kanë të ndalur surprizat! Rozana hap Kutinë e Artë! Çfarë surprize e priste banoren?

Nuk kanë të ndalur surprizat në këtë natë finaleje, ndërsa pas Laertit edhe Rozana ka hapur Kutinë e Artë.

Por çfarë fshihej në brendësi të saj? E buzëqeshur, Rozana ka zbuluar se aty ndodhej pena dhe një kallamar dhe domethënien që fshihej pas saj.

“Kur motra ime shkruante në klasë të parë fjalën “mama”, unë i derdha bojën. Dhe Andeta për të mos i treguar babit, e mori fajin mbi vete duke ngrënë të gjitha të sharat.

Këtë ka bërë gjithë kohën edhe kur u rrita. Gabimet e mija i merrte ajo”- tha e përlotur banorja.

Pas hapjes së kutisë, moderatori i spektaklit Ledion Liço ka ftuar Rozanën të largohet nga shtëpia në një ambient të dytë ku e pret një surprizë.

 

 

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.