No menu items!

“S’mund t’ia bëjë një gjë të tillë një ish-veterani të UÇK’së”- Çka thanë në gjykatë të pandehurit të përfshirë në vrasjen e rreshterit Lika

Gjykata Themelore në Ferizaj ka caktuar masën e paraburgimit për Haki Belën, Rilind Muratin, Vatan Çakën, Edmond Likën, Shkëlqim Kukën dhe Diamant Gashin si të dyshuar për përfshirje në vrasjen e rreshterit Muhamed Lika në Kaçanik.

Gazeta Insajderi ka arritur të sigurojë deklaratat e të pandehurve përpara gjykatës në seancën e së martës, e cila është mbajtur me dyer të mbyllura për publikun.

Që të gjithë të pandehurit deklaruan para gjykatores se ndjehen të pafajshëm lidhur me rastin.

Haki Bela, vëllai i Rejhan Belës i cili dyshohet se është autori i ekzekutimit, deklaroi se ai përshendetet me familjen e policit Lika. Ai pretendon se i vetmi fakt është që lokali i tij është në afërsi të vendit të ngjarjes dhe që i bie ta frekuentojë çdo ditë atë rrugë.

“Ai personalisht e përshëndet familjen e viktimës Muhamet Lika, ndjen keqardhje për rastin që ka ndodhur, por shton se mund të ndodh diçka mes familjes së tij dhe familjes së të ndjerit. Shton se është plotësisht i pafajshëm në lidhje me këtë çështje penale dhe i vetmi fakt është që ai e ka lokalin në afërsi të vendit të ngjarjes dhe atë rreth 200 metra distancë, po ashtu shton se shtëpia ku ai banon me stacioni policor ne Kaçanik i kane rreth 100metra distance, dhe se ai e frekuenton çdo dite atë rruge. Ai personalisht e as familja e tij asnjëherë nuk e kanë pasur ndonjë problem me të ndjerin apo me familjen e tij. Kërkon nga gjykata që mundësisht të i caktoj ndonjë mase tjetër për sigurimin e pranisë së tij në procedure, pasi qe është mbajtës i vetëm i familjes dhe tere ekonomia familjare varet vetëm nga ai, dhe nëse eventualisht gjykata mundet të i caktoje masën e arrestit shtëpiak pasi qe ai punon online nga shtëpia”, thuhet në procesverbalin e gjykatës.

Në anën tjetër, i pandehuri Vatan Çaka ka deklaruar se për rastin ka marrë vesh nga rrjetet sociale dhe se kishte dalë në vendngjarje ta shohë çfarë ka ndodhur. Ai ka pretenduar se nuk mund t’ia bënte një gjë të tillë një veterani të UÇK’së, meqë edhe prindi i tij është veteran.

“I pandehuri Vatan Çaka deklaron: i mbështet deklarimet e avokatit të tij mbrojtës, tjetër nuk ka se çka të deklaron, shton se nuk është absolutisht i involvuar në këtë çështje penale. Natën kritike pasi që ka dëgjuar alarme të shumta të policisë ka shkuar në vend ngjarje vetëm nga kureshtja për te parë se çfarë ka ndodhur aty, pasi që paraprakisht nga rrjetet sociale e ka kuptuar që bëhet fjale për një viktimë, veteran i UÇK-së, gjithashtu shton faktin se këtë e ka bërë sepse e ka prindin veteran të UÇK-së dhe i njëjti ende vuan nga pasojat e traumave te luftës dhe absolutisht ne asnjë mënyre nuk ka mundur të ja bëjë një gjë te tille një ish veterani të luftës së UÇK-së”, ka thënë Çaka.

Në anën tjetër, Edmond Lika ka thënë se ai dhe Shkëlqim Kuka kishin qëlluar rastësisht në vendngjarje.

Rilind Murati e Shkëlqim Kuka s’kanë deklaruar gjë tjetër veçse janë të pafajshëm.

Sipas dosjes, me datë 01.04.2025, rreth orës 23:00, në Kaçanik, përkatësisht në katin e II-të, të hyrjes së ndërtesës, i mituri në bashkëkryerje me madhorët Haki Bela, Rilind Murati, Vatan Çaka, Edmond Lika, Shkëlqim Kuka dhe Diamand Gashi, me dashje dhe përgatitje paraprake ka privuar nga jeta, rreshterin Muhamet Lika, përshkruhet në dosje.

Artikulli i Plot👇

“S’mund t’ia bëjë një gjë të tillë një ish-veterani të UÇK’së”- Çka thanë në gjykatë të pandehurit të përfshirë në vrasjen e rreshterit Lika

 

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.