Emisioni sportiv “Favorit” mbrëmë një pjesë të madhe ia kushtoi Superligës së Kosovës, e cila po bëhet mjaft interesante kur ka ardhur fundi i saj.
Gjithçka ka mbetur e hapur sa i përket ekipit që do të shkojë në Evropë si i treti, por edhe për ekipin që do të bie nga liga dhe ai që do të përfundojë në barazh, shkruan “Gazeta Express”.
Trajneri Bylbyl Sokoli, panelist në “Favorit” tha se është e lehtë t’i qëllosh rezultatet e xhiros së fundit të Superligës, e cila do të luhet në fundjavën që vjen.
“Mund t’ia qëllojmë 99% të rezultateve të ndeshjeve të xhiros së fundit të Superligës”, u shpreh Profa derisa i përmendi më pas një nga një mundësitë e ekipeve për të fituar në xhiron e 36-të të kampionatit. /Raporto24/