Një mesazh i ndarë nga opinionistja Neda Balluku ka ndezur një debat të fortë në rrjetet sociale. Ajo, përmes një videoje të realizuar nga Parku i Liqenit në Tiranë, u shpreh e revoltuar ndaj prindërve të rinj që ua besojnë rritjen e fëmijëve gjyshërve të tyre.
“A ka mundësi të mos ia lini prindërve tuaj kalamajtë se ua nxitë jetën?”, tha Neda. “Po ua merrni edhe ato pak vite që iu kanë ngelur për të jetuar sepse kanë vuajtur me prindërit e tyre, familjet e tyre, të gjithë të varfër, pa asnjë lloj mundësie.”
Deklarata u shpërnda me shpejtësi në rrjet dhe në llogarinë zyrtare të Prive në Instagram, duke ndarë publikun në dy kampe. Shumë komentues e mbështetën Nedën për sinqeritetin dhe guximin, por po aq të shumtë ishin edhe ata që e konsideruan këtë qasje të shkëputur nga realiteti i përditshëm i shumicës së familjeve shqiptare.
https://www.instagram.com/reel/DKZIgzFinqL/?igsh=MTEydXN6M3MxdzJveQ==