No menu items!

Sorensen pritet ta vizitojë Kosovën në korrik

Zëvendëskryeministri në detyrë i Qeverisë së Kosovës, Besnik Bislimi ka zhvilluar takime në kuadër të procesit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.

Ai tregoi se kanë pasur një seri takimet, ku së pari kanë filluar me një trilateral, e më pas kanë vazhduar me ata bilateral.

Bislimi u shpreh se në pjesa e dytë ka qenë ajo qendrore e takimit, ku është diskutuar për ecjen përpara me zbatimin e Marrëveshjes Bazike.

Madje, ai tregoi edhe se do të vije vetë në fillim të muajit korrik në Kosovë por dhe Serbi për të parë se cili duhet të jetë hapi i radhës.

Kemi pasur një seri takimesh, prandaj edhe ka zgjatur, kemi filluar me një trilateral, i cili është takimi i parë i këtij formati me ndërmjetësin e ri, z.Sorensen. Ideja ka qenë që sot të kemi tri tema të ndryshme që trajtojmë, në pjesën e parë jemi dakorduar për principet se si duhet të udhëhiqen takimet në trilateral tash në kohën e z.Sorensen dhe aty mendoj që kemi arritur një dakordim të përgjithshëm.

Në pjesën e dytë që ka qenë pjesa qendrore e takimit të sotëm kemi diskutuar për ecjen përpara me zbatimin e Marrëveshjes Bazike ku palët kemi treguar idetë tona se si mendojmë që mund të sigurohemi që Marrëveshja Bazike zbatohet, natyrisht se nuk ka pasur dakordim të plotë mes palëve, andaj edhe neve na është dashur që në takimin e radhës t’i sjellim në mënyrë të shkruar, se si sigurohemi që versioni i sekuencimit të cilin kemi përfundu me z. Lajçak duhet të bëhet i pranueshëm për palët dhe të ecim tutje”, u shpreh ai.

Bislimi më pas foli për temat që janë diskutuar, ku tha se për Kosovën më e rëndësishmja ka qenë ajo për të pagjeturit.

“Pastaj secila palë ka propozuar idetë e tjera, duke qenë se nuk jemi dakorduar për një agjendë të përbashkët, atëherë takimet kanë vazhduar në formatin bilateral”.

“Për ne ka qenë tema më e rëndësishme për momentin ajo e personave të pagjetur, ku kemi treguar çfarë ka bërë Kosova dhe çfarë nuk ka bërë pala tjetër. Tema tjetër që ka qenë shumë e rëndësishme për neve ka të bëjë me mundësinë e transfereve financiare drejt qytetarëve në Luginën e Preshevës”.

“Tema e tretë është funksionalizimi i interkoneksionit me Serbinë. Tema e katërt ka qenë për takimet e grupit për zbatimin e Marrëveshjes për Menaxhimin e Integruar të Kufijve dhe tema e fundit që kemi ngritur është ajo e fushatës sistematike të dezinformatave që është organizuar dhe po shpërndahet nga ana e Serbisë”, tha ai.

Bislimi foli edhe për emisarin evropian për dialog, Peter Sorensen duke thënë se ka një vizion të qartë se si do të ecë në takimet e radhës.

Madje, ai tregoi edhe se do të vije vetë në fillim të muajit korrik në Kosovë por dhe Serbi për të parë se cili duhet të jetë hapi i radhës.

“Z.Sorensen e ka pak a shumë një vizion të qartë se si do të ecë në takimet e radhës e poashtu është dakorduar që javën tjetër të dërgojë në Kosovë dhe Serbi dy nga anëtarë të tij më të ngushtë të ekipit që të grumbullojë informata shtesë, pastaj mbase edhe të vijë vetë në fillim të muajit korrik në Kosovë dhe Serbi për të parë se cili duhet të jetë hapi i radhës”.

“Kjo për mua tregon që ai ka një investim të madh në proces, ka dëshirë që të shohë rezultate, por ju e dini se deri më tani Serbia e ka sabotuar çdo hap të procesit dhe nuk është lehtë që të vendoset në binarë apo në trajektore të re”, ka deklaruar Bislimi.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.