No menu items!

Sot nis “Defender Europe 2025” – Kosova nikoqire e ushtrimit më të madh ushtarak në rajon

Sot në Kosovë do të nis zyrtarisht “Defender Europe 2025”, një nga ushtrimet më të mëdha ushtarake ndërkombëtare të udhëhequra nga Ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Europë dhe Afrikë, shkruan Gazeta Sinjali.

Në këtë ushtrim marrin pjesë rreth 25 mijë ushtarë nga 29 shtete, ndërsa aktivitetet ushtarake do të zhvillohen në gjithsej 18 vende, përfshirë Kosovën, Shqipërinë, Kroacinë, Bullgarinë, Maqedoninë e Veriut, Rumaninë, Poloninë, Suedinë e të tjera.

Ministri i Mbrojtjes në detyrë, Ejup Maqedonci, tha se Forca e Sigurisë së Kosovës do të jetë pjesëmarrëse aktive, duke treguar gatishmërinë operacionale dhe ndërveprimin me vendet partnere. Ai njoftoi gjithashtu se Kosova është vend pritës i Shtabit të Divizionit të 28-të të Ushtrisë Amerikane dhe forcave të armatosura të disa vendeve të rajonit

Nga e hëna e deri më 9 qershor, Ministria e Mbrojtjes ka paralajmëruar lëvizje të konvojeve ushtarake në drejtim të Aeroportit të Gjakovës dhe poligonit ushtarak në Babaj të Bokës.

“Përmes këtij ushtrimi, Kosova kontribuon në forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe në zhvillimin e kapaciteteve të saj ushtarake,” thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes, duke e cilësuar këtë pjesëmarrje si një hap të rëndësishëm drejt integrimit të mëtejshëm në strukturat ndërkombëtare të sigurisë.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.